Shakira: Nuk e kam operuar hundën Shakira ylli i muzikes ka mohuar thashethemet e fundit kinse ajo i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike për ‘rregullimin’ e hundës.

Sipas spekulimeve, këngëtarja ka vizituar një kirurg plastik pasi që nuk ishte e kënaqur me madhësinë e hundës së saj, mirëpo kolumbiania thotë se asgjë nga këto nuk është e vërtetë.

“Shumëçka po ndodh në botë, por edhe disa tregime të trilluara kinse unë e kam operuar hundën!

Pse një ujkonjë do të dëshironte një hundë më të vogël? :)”, shkruan Shakira në faqen e saj në Twitter.com.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here