Këngëtarja kolumbiane Shakira “shkriu ngricën” e Gllasgout, gjatë një koncerti shpërthyes, mbrëmjen e djeshme në Skoci.

E veshur me rroba verore, në spektaklin e zhvilluar brenda një pallati sporti, fjalët e para të kolumbianes ishin: “Kam ardhur këtu për t’iu kënaqur”.

Pas paraqitjes së saj të parë me një pallto rozë, Shakira u zhvesh për t’u prezantuar me një bluzë të shkurtër ngjyrë të artë dhe pantallona lëkure të ngjitura pas trupit. Ajo elektrizoi publikun me kërcimet e mrekullueshme të “Waka Waka”.

“Beatiful Liar” dhe “She Wolf”, interpretuar në një mënyrë shumë sensuale, ndezën gjithashtu gjakun e publikut. Shakira do të përfundojë turin e saj europian mbrëmjen e sotme, me koncertin e “Arena O2” në Londër.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here