Këngëtarja kolumbiane Shakira ka marrë të martën yllin e saj në Bulevardin e Famës në Hollivud (Hall oF Fame).

Fituesja e disa çmimeve Grammy dhe Grammy Latino u shpreh e lumtur që emri i saj është i shkruar tashmë mes shumë emrave të tjerë të famshëm.

“Kur isha 7 vjeç erdha për herë të parë në Los Angeles dhe shëtisja me mamanë time në këtë bulevard. Mbaj mend që ajo më tha se një ditë emri im do të ishte këtu dhe jam shumë e lumtur që parashikimi i saj ishte i drejtë”, theksoi Shakira.

Këngëtarja e famshme është personi i parë me kombësi kolumbiane që merr një yll në Bulevardin e Famës.

34-vjeçarja është e njohur për këngët e saj si ‘La Tortura’, ‘Hips Don’t Lie’ apo ‘Waka-Waka’, kënga zyrtare e botërorit të futbollit “Afrika e Jugut 2010”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here