Mbrojtësi i Barcelonës Gerard Pique është në prag për t’u bërë një ikonë globale, “njeri i famshëm”, falë lidhjes se tij me yllin e muzikës pop, kolumbianen Shakira.

Sondazhet e fundit kanë treguar popullaritet të jashtëzakonshëm për Pique falë lidhjes së tij, ndërsa ekspertët thonë se Pique, me personalitetin dhe imazhin e tij, është në rrugën për t’u bërë një markë e rëndësishme në peizazhin sportive të marketingut.

Pique, i cili asnjëherë nuk ka qenë një lojtar jashtëzakonisht i popullarizuar në Manchester United, as në dy sezonet e tij të para me Barcelonën, konsiderohet tani nga ekspertët e medies si një nga lojtarët e profilit më të lartë. /LajmeShqip

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here