ShakiraKëngëtarja kolumbiane Shakira, ka thënë ditën e martë se “bota nuk duhet të injorojë dhe as të harrojë imazhet e fëmijëve të vdekur në ujërat e Turqisë”.

Duke folur për gazetarët në një konferencë shtypi në selinë e OKB-së, Shakira e quajti krizën e refugjatëve si “një nga krizat më të mëdha humanitare në kohën tonë”.

“Imazhet e vogëlushit të vogël janë pamje që nuk duhen injoruar, në të njëjtën kohë as nuk duhen harruar. Duhet të ndihmojmë këta refugjatë”, tha Shakira, duke iu referuar 3-vjeçarit Aylan Kurdi.

“Duhet që të gjithë së bashku të kemi një zgjidhje për këtë krizë. Refugjatët kanë nevojë për një shtëpi. E di që ka edhe shumë racizëm, por shpresoj që së shpejti të kemi një botë ku të drejtat e njerëzve të kalojnë mbi flamujt, kufijtë dhe racizmi”, ka shtuar këngëtarja.

E pyetur se cilën këngë do të këndonte për fëmijët sirianë, këngëtarja e cila është edhe ambasadore e vullnetit të mirë në Bashkimin Europian, u shpreh se do të këndonte këngën e John Lennon. “Imagine”.

Bota po përplaset me krizën më të madhe të refugjatëve, ku shumë azilkërkues, shumica nga Lindja e Mesme, janë duke u larguar nga lufta në kërkim të një jete më të mirë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here