Superylli i muzikës pop, Shakira, është ndër yjet nga të cilët është kërkuar që të anulojnë koncertet në Bjellorusi, si pasojë e trazirave politike që po kalon ky vend.

Këngëtarja kolumbiane ka caktuar të mbajë një koncert në muajin maj në Minsk, ndërsa edhe Moby dhe “Deep Purple” kanë data të caktuara për koncerte në Bjellorusi.

Mirëpo, aktivistët për të drejtat njerëzore kanë kërkuar nga yjet që të anulojnë koncertet që kanë planifikuar t’i mbajnë në këtë vend, si shenjë proteste për burgosjen e qindra aktivistëve prodemokratë në Bjellorusi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here