Pas disa muajsh me thashetheme, kengetarja kolumbinae Shakira ka lajmeruar zyrtarisht se ajo dhe i dashuri i saj, futbollisti i Barcelonës,Gerard Piqué, jane ne pritje te femijes se tyre te pare.

“Siç e dijnë disa prej jush, Gerard dhe unë jemi shumë të lumtur, në pritje të fëmijes sonë të parë. Për këtë arsye, ne duam t’i japim prioritet këtij momenti unik të jetës sonë, prandaj kemi vendosur të shtyjmë të gjitha aktivitetet promovuese të ditëve në vazhdim”- shkruan këngëtarja në faqen e saj zyrtare në internet.

Prej kohësh përflitej në shtypin botëror që këngëtarja kolumbiane është shtatzënë, por për t’i dhënë fund spekulimeve të mundshme e për të qëndruar të qetë për pak ditë me Pique, Shakira vendosi të komunikonte zyrtarisht lajmin që gëzon pa masë fansat e saj por edhe tifozët.

Shakira dhe Pique u njohën dy vjet më parë gjatë kampionatit botëror të futbollit në Afrikën e Jugut, ku ai luante me kombëtaren spanjolle, ndërsa ajo këndonte himnin e kampionatit “Waka Waka”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here