Shakira ja sekreti i dobësimitKëngëtarja e hitit “Hips Don’t Lie”, Shakira nuk ka nevojë për “filter” përsa i përket linjave trupore. Që prej lindjes së djalit të dytë Sasha, nuk ka publikuar foto dhe ka zgjedhur pikërisht “US Weekly” për të ndarë me publikun eksperiencën e saj të “dietës” dhe të linjave të saj trupore perfektë.

Sekreti i Shakirës për rënien në peshë lidhjet jo vetëm me një dietë të ekuilibruar, por edhe me ushtrimet fizike të cilat i ka kryer çdo ditë në mënyrë që trupi të mësohet me ritmet e lëvizjeve, duke mos i kundërshtuar ato.

38 – vjeçarje tregon se duhet vetëm pak vullnet për të arritur një fizik të rregullt, ndaj mos hiqni dorë nga t’u ndjerit e dëshiruar për sytë e të tjerëve.

Artistja është shfaqur në foto së bashku me trajneren e saj personale, Anna Kaiser, të cilën e ka falënderuar që përgjatë 8 muajve të fundit kanë ndarë me njëra-tjetrën ushtrime të ndryshme fizike për të arritur në këto linja të përsosura.

“Ka qenë një punë e përditshme me shumë përkushtim dh vullnet për të mbajtur trupin tim në formë”, – ka deklaruar këngëtarja.

Ajo ka treguar se është njohur me trajneren e saj gjatë kohës së promovimit të albumit “She Wolf”.

Trajnierja Kaiser ka pasur gjithashtu edhe klientë të tjera me famë siç është Sofia Vergara dhe Kelly Ripa.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here