6Shakira nis xhirimin e videoklipit të këngës së saj “Me Enamore”, ku do të ketë rolin e tij edhe Gerard Pique.

Çifti i famshëm, i formuar nga këngëtarja kolumbiane dhe qendërmbrojtësi i Barcelonës, është parë në rrugët e kryeqendrës së Katalunjës, ku po realizohet edhe videoklipi, shkruan Top Channel.

Sigurisht, është e paevitueshme pjesëmarrja e futbollistit 30-vjeçar në këtë video muzikore, pasi Shakira ia ka dedikuar vetëm atij këtë këngë, ku ajo shpjegon edhe nisjen e kësaj lidhjeje, nga e cila kanë lindur edhe dy djemtë, Milan dhe Sasha.Kënga “Me Enamore” është pjesë e albumit të ri të Shakirës, që do të dalë në shitje më 26 maj dhe të dhënat tregojnë se do të jetë një sukses i vërtetë, ashtu siç ka ndodhur edhe me krijimet e mëparshme të artistes 40-vjeçare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here