Amanda Seyfried ka thënë se gjatë moshës tinejxhere ajo ishte ndjerë tepër e ‘shëmtuar’ për të bërë seks.

Aktorja ka thënë për Sunday Exoress se i kishte munguar vetëbesimi për të eksploruar seksualitetin si femër e re, edhe pse moshatarët e saj kishin filluar lidhjet intime.

“Për një kohë të gjatë seksi nuk më interesonte aspak. Thjesht nuk mund të lidhesha me trupin tim. Nuk mendoja se isha e bukur; mendoja se isha e shëmtuar, dhe nuk kisha vetëbesim”.

“Kur isha tinejxhere vërtet nuk isha e lumtur dhe isha konfuze. Nuk ka këshilla në kompjuter të cilat ndihmojnë të përballeni me adoleshencën. Seksualiteti më jepte një shije të keqe në gojë”, ka thënë 25-vjeçarja.

Amanda po ashtu ka thënë se kishte pasur frikë nga pasojat e seksit si tinejxhere.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here