Kishte ardhur e sigurt për të fituar çmimin për albumin më të mirë e në fakt ashtu ndodhi gjatë spektaklit “Zhurma Show Awards 2011” ajo e fitoi këtë çmim. Por me një luk si mace seksi dhe një veshje super “hot” ajo preku tapetin e kuq përkrah bashkëshortit.

“Zhurnal Plus” mëson se prezantuesi që i priti në tepihun e kuq, Maxi, i ka ngacmuar duke e pyetur Sokolin nëse i pëlqente veshja e Gjystës, e ai duke qeshur ka thënë se e ka ndihmuar pak për ta veshur bashkëshortet.

E megjithatë duhet të themi se këngëtarja ka qenë e veshur më “eros” në këtë spektakël. Edhe në “After party” ajo ka rënë në sy, madje duke ndryshuar veshjen dhe në çdo minutë e shihje duke bërë pozicione seksi.

Po ju sjellim disa foto që mund ta shihni këngëtaren nga Mali i Zi Gjyste Vulën se si u duk gjatë këtij spektakli.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here