Filmi “Sex & City 2” është një film që nga seriali është adaptuar për ekranin e madh. Kësaj radhe aktorët seksi do të flasin për seksin në shkretëtirë. Filmi vjen në paketën DigiGold, që në Kosovë mund ta porosisni përmes IPKO-s.

Pasi që janë duke u përballur me presionet e përditshme të jetës, romancës dhe karrierës në Manhatan, katër shoqet e pandashme vendosin të ndërmarrin një udhëtim ekzotik dhe të paharrueshëm në Abu Dhabi.

Pjesa e parë e filmit “Sex and The City”, i cili kishte ardhur në ekran tri vite më parë, ishte kualifikuar si një komedi sepse ka qenë në mes të humorit dhe një definimi klasik dhe disa këmbimeve që kishin të bënin me një dasmë. Vazhdimi i tij që ka marrë një mbiemër tjetër duke u quajtur “Sex and the City: The Sands of Time”, fillon me martesë të cilës kurrë nuk i dihet fundi.

Karakteret e martesës janë karaktere që jemi mësuar t’i shohim edhe më parë, por këtë kemi më shumë shpotitje dhe vetëbesim kosmopolitian që ka të bëjë edhe me një homoseksual. Stanford (Willie Garson) dhe Anthony (Mario Cantone) paraqesin dy burra të cilët janë të ndershëm, por kur përpara kanë katër femra, atëherë normalisht se regjisori Michael Patrick King ka mundësi që të bëjë një version pak më ndryshe.

Kur mendojmë për këtë ndoshta mund të zhgënjehemi paksa, sepse ky lloj filmi kishte pasur shumë më sukses si serial i HBO-së, por kësaj radhe kemi së paku një përfundim të lumtur. Aktorët Charlotte (Kristin Davis) dhe Harry (Evan Handler) janë nëna shumë të mira për dy bijat e tyre. Por, Miranda (Cynthia Nixon) ka filluar që të adaptohet me burrin e saj Steve (David Eigenberg) dhe djalin e saj Brady. Ndërkaq, Samantha (Kim Cattrall) si gjithmonë është një gazetare me nap, përderisa Carrie (Sarah Jessica Parker) dhe I Madhi (Chris Noth) do të kalojnë natë të nxehta në folenë e tyre. Carrie është ende shkrimtare, por kësaj radhe dëshiron që ta ndryshojë pak dialogun, sidomos kur largohet nga aty.

Por, janë mërzitur duke qëndruar në metropol kështu që bashkë me Carrie ato vendosin që të largohen pak nga toka e tyre për të parë një pasqyrë tjetër të filmit dhe një realitet tjetër.

Këto janë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe kryeqyteti i tyre Abu Dhabi, ku ato dëshirojnë që të jetojnë në një ambient ku vlerësohet lart luksi dhe nuk mund të mendojnë shumë për fetishizmin. Të katër bukuroshet zbresin në aeroport. Por, edhe pse njëherë bëjnë “sefa”, mandej ato fillojnë të kenë probleme me krizën e klimës, të cilën gjë nuk e kanë përjetuar më parë. Në këtë kozmos, Charlotte dhe Miranda dëshirojnë të krijojnë një lokal privat vetëm për nënat dhe bijat e tyre, por megjithatë thonë se ju mungojnë shtretërit e rehatshëm

Por, kjo nuk është gjëja e vetme sepse në film ka shumë humor dhe shumë gjëra që kanë të bëjnë edhe me suksesin e karrierës së dikujt, por edhe jetën seksuale jashtë atdheut. “Sex and the City 2” flet për mërzinë e dikujt, për pushime e diku dhe dëshirat që nga një kënaqësi edhe të përfitoni. Një gjë që nuk është gjithherë argëtuese.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here