Pas përfundimit të sezonit të F1, Lewis Hamilton ka mundësi të përjetojë gjithcka që ka humbur në këtë vit, pasi i është kthyer lidhjes së tij të vjetër me Nicole Scherzinger.

Lajmi bëhet i ditur nga The Sun, ku shkruhet se dëshira më e madhe e Hamilton kohët e fundit ka qënë të kthehej me Nicole.The Sun, raporton se cifti ka planifikuar kohët e fundit një sërë takimesh të fshehta për të rizbulzuar formulën magjike që i bashkoi sërish.

Nëj burim i afërt me Hamilton ka thënë se “Lewis ka fituar tashëm betejën”, por asnjëri prej të dyve nuk e ka pranuar publikisht bashkimin.

Për fatin e tij të mirë Scherzinger po mbaron edhe punën e saj si anëtare jurie në sesionin amerikan të X Factor, pasi ky edicion do të mbyllet para Krishtlindjeve, kështu që Nicole do jetë krejtësisht e tija. Një muaj më parë ata u takuan në Los Angeles, dhe nuk munguan komentet e shtypit, për deklaratën e tij.
“Kuptova se mes nesh ka ende ndjenja, unë mbase vazhdoj ta dua atë…”.

E duket se tashmë gjithcka është vulosur, ata janë kthyer bashkë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here