Seriali “Kafeneja Jonë” do të rikthehet me seri të reja“Kafeneja Jonë” do të rikthehet mes nesh!

Një lajm që shumë njerëz e kanë pritur në ethe u konfirmua.

Këtë për “ShowbiziOnline” e ka konfirmuar aktorja Teuta Krasniqi, e njohur më mirë me rolin e Sarandës.

“Kafeneja do të vazhdoj. Skenarët janë duke u shkruar, poashtu ka shumë të interesuar për financim të serialit dhe në muajin Maj do të fillojmë me provat e para për sezonin e ri të serialit “Kafeneja Jonë”. Jam jashtëzakonisht e lumtur, ashtu siç besoj janë gjithë shikuesit e serialit. Këtë e them duke u bazuar ne faktin që edhe pse Kafeneja ka përfunduar që dy vjet e gjysmë, shikuesit pandërprerë e kanë kërkuar vazhdimin e serialit. “Kafeneja Jonë” po rikthehet dhe ky është një lajm shumë i gëzuar për të gjithë”, ka thënë Teuta.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here