Sergio publikon klipin e ri “Dije Zemër” Këngëtari Sergio ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor, këngën dhe kripin “Dije Zemër”.

Kënga është e zhanrit baladë ritmike, dhe është punuar nga kompozitori i njohur Alfred Sula, gjersa tekstin e ka shkruar vet reperi.

“Veçantia e këtij projekti qëndron në faktin se për këtë këngë është punuar mbi dy vite” është shprehur ai ditë më parë në një prononcim për Telegrafin.

“Dije Zemër” është publikuar në YouTube edhe me videoklip, për të cilin janë kujdesur produksioni Entermedia.

Deri më tani projektet e artistit janë pëlqyer shumë dhe kanë marrë miliona klikime në YouTube, teksa pritet që edhe balada e parë e tij të ketë të njëjtin sukses. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here