Tenistja Serena Williams është akuzuar se me kërcimin e saj në fushë gjatë ndeshjes finale për Lojërat Olimpike, ka ngritur lart një kulturë bandash.

Pasi fitoi të shtunën medaljen e artë, tenistja në mënyrë spontane bëri disa lëvizje të njohura në muzikën hip- hop edhe si “crip walk”. Ky emërtim vjen sipas emrit të bandës së njohur në Los Angeles “The Crips”, të njohur për vrasjet e pamëshirshme, trafikun e drogës dhe lidhjet me mafien.

Me dhjetëra gazetarë sportivë e kanë kritikuar tenisten, duke thënë se ishte krejt e papërshtatshme dhe pa klas një gjë e tillë.

Kurse vetë tenistja thotë se ishte thjesht një kërcim që e bëjnë në Kaliforni.

“Isha thjesht unë. Më pëlqen të kërcej. Nuk dija çfarë të bëja tjetër. Isha e lumtur dhe nisa të lëviz e më pas të kërcej. Nuk e kisha planifikuar. Thjesht ndodhi,” tha ajo.

Por të paktën dikush është gëzuar për kërcimin e saj. Ai është rapper-i i njohur Snoop Dogg që e përshëndeti këtë veprim të Serena Williams.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here