Përse Bojken Lako arriti të lidhej me një vajzë shumë më të re në moshë se ai? Do ta kuptoni shumë shpejt pasi të keni lexuar këtë intervistë të Semi Jaupaj.

Liderja e grupit “Grifsha” rrëfen për Bluetooth jetën përkrah Bojken Lakos dhe faktin se si ajo ka ndryshuar për hir të tij.

Merrni pjesë të Kënga Magjike me një këngë të rrymës alternative, ndërkohë që prurje të kësaj rryme janë të rralla në këtë edicion…
Bota ecën me një ritëm tjetër, kënga e bukur mbetet e bukur. Nëse rryma që unë bëj është e rrallë, atëherë edhe unë si pasojë jam e rrallë. Duhet të më mbani me kimet.

Nëse merrni një çmim për këngën më të mirë alternative, besoni se keni të merituar çmimin?
Nëse marrim një çmim e kemi absolutisht të merituar, pasi që të marrësh çmim duhet të të vlerësojë dikush apo jo? Për më tepër “Kënga magjike” ka formatin e atillë që këngëtarët votojnë njëri tjetrin, ndaj që nga ky fakt nuk mund të quaj asnjë çmim të pamerituar.
Ju vini me një look transgresiv, e mendoni imazhin në daljet tuaja publike?
E mendojmë dhe madje gjatë. Por nga ana tjetër mendoj që ende kam nevojë ta ndiej veten akoma fëmijë. Për sa kohë jam me grupin “Grifshat”, me adoleshtët e mi të lumtur, dua të jem e tillë, të vishem e tillë. Në dyqane nuk do të mungojnë kurrë takat e larta. Le të presin edhe ca kohë.
Po në jetën e përditshme si visheni?
Në jetën e përditshme jam ajo që familja ime dhe shoqëria ime njohin. Preferoj një look sportive: atlete, kambale, xhins, xhaketa dhe nuk përdor aspak make up.
Ndonjëherë ky imazh i atashohet një femre të fortë dhe pak të egër, ju si qëndroni në raport me imazhin që sillni në skenë?
Skena është tjetër gjë, kërkon më shumë luks në kuptimin që jo domosdoshmërish duhet të vishesh me rroba të kushtueshme por veshjet duhen menduar. Por, nuk e dija që kisha dhënë këtë përshtypje. Di që nga këto cilësi nuk kam asnjë, nuk jam aspak e egër.
Fakti që jeni në një lidhje romantike me Bojken Lakon që mund të quhet si themelues i rrymës alternative, sa ka ndikuar në shijet tuaja muzikore?
Bojkeni ka ndikuar shumë në shijet e mija. Së bashku zgjedhim tingujt për të orkestruar këngët, dëgjojmë të njëjtën muzikë. Ne kemi qëlluar njësoj, por në fund të fundit një personi afër vetes patjetër që merr pothuaj çdo zakon dhe mbase do t’ia “vjedhësh” dhe ndonjë ide. (qesh)

Ju vetë çfarë rryme muzikore preferoni?
Mua m’pëlqen çdo rrymë për sa kohë quhet muzikë, por veçanërisht preferoj rrymat pop, rock, electronic dhe soul and R&B.
Po suport a ka qenë Bojkeni gjatë karrierës suaj?
Bojkeni ka qenë ai që na mblodhi, sigurisht që ka qenë suport dhe falë tij është bërë e munduar për çdo gjë.
Duke qenë se Bojken Lako është një emër i madh i tregut muzikor shqiptar, beson se të ka ndihmuar në karrierën dhe rritjen tënde profesionale apo të ka penguar?
Më ka ndihmuar patjetër, nuk mund të flitet për pengesa.
Duke qenë se jeni të dy muzikantë si ia bëni të ndani jetën profesionale nga ajo personale?
Nëse muzika është pasion nuk ke pse e ndan, dashuria dhe muzika kanë të dyja një ngjashmëri është ndjenja më e madhe që njeriu përjeton.
Për ju si ka ndikuar fakti i të qënit të dy muzikantë në raportin në çift?
Për mua ka qenë shumë e rëndësishme. Mes nesh ka mirëkuptim, kemi më shumë kohë për të qëndruar bashkë duke qënë se punojmë të dy, tani jemi bërë një.
Nuk ju kemi parë të këndoni muzikë live në klube, si ia bëni për të nxjerrë të ardhurat?
Akoma nuk e ndjej të nevojshme te këndoj këngë covera deri në pesë të mëngjesit, Megjithatë do të vij dita edhe për mua. Për momentin për mua punon ende familja ime. (qesh)
E keni pasion apo profesion muzikën?
Pasioni është ndjenjë, profesion për mua mbetet ekonomia e shkencat. Çdo gjë që ka lidhje me artin duhet të quhet patjetër pasion, nëse jo atëherë nuk mund të quhesh artist.
Po në të ardhmen e sheh veten ende në këtë fushë?
E shoh veten plakë me flokë jeshile dhe me xhup lëkure. (qesh) Gjithë jetën do të këndoj.
Çfarë projektesh muzikore keni si grup?
Së shpejti vjen albumi ynë. Gjithashtu do të publikojmë një videoklip. Ëndrra kemi plot, port ë shohim sa do të arrijmë t’i realizojmë në të ardhmen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here