Këngëtare, aktore dhe tani edhe kuzhiniere. Misioni i ri i Selena Gomez është në kuzhinë. Ylli i popit në fakt është protagonistja e një programi të ri të transmetuar në HBO Max. Në ‘Selena + Chef’, një shfaqje gatimi në të cilën Gomez, e cila nuk gëzon një reputacion të mirë në kuzhinë, provon dorën e saj në përgatitjen e recetave nën drejtimin e kuzhinierëve të famshëm.

Për shkak të masave kufizuese prej pandemisë Covid-19, mësimet e gatimit do të bëhen në distancë me secilin nga kuzhinierët dhe Selena duke regjistruar nga shtëpitë e tyre përkatëse, që bashkëveprojnë me njëri-tjetrin përmes thirrjeve me video. Në mesin e kuzhinierëve u përfshinë Angelo Sosa, Antonia Lofaso, Candice Kumai, Daniel Holzman, Jon & Vinny, Ludo Lefebvre, Nancy Silverton, Nyesha Arrington, Roy Choi dhe Tanya Holland do të udhëheqin Gomez herë pas here në një seri recetash me vështirësi të ndryshme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here