Selena Gomez rrëfen lidhjet e dashurisëSelena Gomez është e zhgënjyer nga lidhja me Justin Bieber dhe tashmë nuk i beson më askujt.

Në një rrëfim radiofonik për emisionin e mëngjesit të Elvis Duran, Selena ka treguar për marrëdhëniet e saj, e veçanarisht për atë me Justin Bieber, ku ka rrëfyer se pas ndarjes, nuk i beson më askujt tjetër.

Jeta ime eshtë publike, e njohin të gjithë. Të gjithë dinë gjithçka, ka thënë ajo, por më lejoni të jem edhe e rezervuar.

Pavarësisht këtyre fjalëve Selena ka treguar rreth jetës së saj private, më shumë se zakonisht, duke thënë gjithashtu se tani është përqëndruar tek karriera.

Intervista e Selena Gomez për Elvis Duran vjen një ditë pas publikimit të videos së saj në YouTube me titull “Good For You”, në bashkëpunim me A$AP Rocky.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here