Ajo është idhulli i adoleshentëve në mbarë botën. Por ylli i muzikës dhe ekranit, Selena Gomez, dukej krejt ndryshe pa makijazh dhe e veshur në mënyrë rastësore.

Ajo është fotografuar duke dalë nga Qendra e Kërkimeve Pediatrike e Steven Spielberg në Beverly Hills.

Duhet thënë se ajo ndryshon shumë nga Selena që shohim në tapetin e kuq.

20 vjeçarja është ambasadore e UNICEF dhe ka bërë thirrje së fundmi në përkrahje të 14 vjeçares nga Pakistani, Malala Yousafzai, që u qëllua nga talibanët vetëm pse kërkon që vajzat të kenë të drejtën të shkollohen.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here