SelenaKa arritur vërtet shumë në karrieren e saj, megjithatë ajo mendon se ende nuk e ka arritur suksesin. “Nuk mendoj se kam arritur suksesin ose të paktën kështu ndihem unë personalisht. Kam bërë pak a shumë tre filma, kështu ende nuk jam familjarizuar me këtë.”

Vitin e kaluarr ajo ka fituar 5.5 milion $ dhe janë shumë para për të quajtur të pasukseshme. Në fakt, pritet që këtë vit ajo të fitojë dyfishin, pas suksesit të turneut që ka realizuar. Padyshim, që Selena nuk është në kërkim të parave dhe famës. Në fakt, ajo kërkon të kënaqet me atë që bën dhe perpiqet çdo ditë për t’u bërë njëri i mirë. “Gjithçka unë dua është të bëj fansat dhe familjarët e mi krenarë!”

Selena është e famshme dhe bashkë me famen vijnë edhe gjëra të tjera jo shumë të këndshme. Megjithatë Selena është dakort, ose më mirë të themi e  kupton këtë gjë. “Mendoj se do të ishte budallallëk nga ana ime të mos e pranoja këtë gjë. Unë e kërkova vetë këtë lloj jete dhe e kuptoj se e gjithë kjo është pjesë e kësaj pune. Prandaj thjesht, ul kokën dhe vazhdoj përpara. Unë dua që të shijoj gjithçka që e kam për momentin. Nuk dua që të kaloj kohën duke u fshehur ose duke e vrarë mendjen për të tjerët.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here