Ajo është vetëm 18 vjeçare. Ajo ka mbi pesë milionë ndjekës në Twitter. Nga ajo pritet që të parakalojë nëpër tepihët e kuqë në mënyrë paralele me aktorë dhe fytyra tjera të spikatura që janë në skenë për dy herë më shumë kohë se sa ajo.

Selena Gomez është vazhdimisht nën mikroskop dhe ajo së fundmi ka thënë se bëhet tejet nervoze kur ecën nëpër tepihët e kuqë të gala mbrëmjeve të ndryshme.

“Është mjaft e frikshme. Nuk është se nuk kam besim në vete, por tepihu i kuq është vend ku nuk ndihem e relaksuar”, theksoi Selena për revistën Look

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here