selenaKëngëtarja Selena Gomez, ka vendosur që të kalojë më shumë kohë me familjen e saj dhe të shkojë në Disneyland.

Selena Gomez, e cila veçanërisht në muajt e fundit është parë të ketë dalur shumë shpesh me të dashurin e saj The Weekend, si duket ka vendosur që të mos e lë anash as familjen e saj.Ajo së bashku me nënë dhe motrën e saj kanë shkuar të dielën në Disneyland, në Kalifornia, ku në veshje sportive ajo është dukur shumë e lumtur.

24 vjeçarja është komentuar shumë edhe për dukjen e saj, veçanërisht për veshjen e saj sportive në të cilën fansat nuk e kanë parë edhe aq shpesh, por që komentet nga ta kanë qenë shumë pozitive.Selena së fundmi ka lansuar projektin e fundit muzikor “It Ain’t Me”, së bashku me Kygo, që deri tash ka marrë më shumë se 130 milion klikime në kanalin Youtube.

Selena Gomez kalon kohë në Disneyland

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here