Selena Gomez është lesbike Janë përhapur thashethemet, të cilat thonë se ajo tani është mërzitur me meshkuj dhe tani ka kaluar në romancë me femrat

Pasi ka zbuluar se vuan nga sëmundja “Lupus”, Selena Gomez ka vendosur të bëjë edhe një pranim. Ajo ka zbuluar se aspak nuk e pengojnë thashethemet rreth prirjes së saj seksuale, aq më shumë ajo i adhuron ato.

Gjatë intervistës rreth albumit të saj të ri, “Revival”, Selena ka filluar të flasë rreth natyrës së miqësisë me manekinen problematike, Cara Delevingne, e cila publikisht e ka pranuar se është biseksuale. “Sinqerisht e adhuroj këtë. Nuk më pengon aspak.

Posaçërisht për faktin se për herë të parë nuk flasin për personat të cilët dikur ishin në jetën time”, ka deklaruar Selena në lidhje me thashethemet, të cilat thonë se ajo tani është mërzitur me meshkuj dhe tani ka kaluar në romancë me femrat. Këngëtarja e bukur, e cila vite më parë ishte në lidhje dashurie me këngëtarin e popullarizuar, Justin Bieber, e ka pranuar se tashmë një kohë është e vetme dhe se tani është duke e hulumtuar prirjen e saj seksuale.

“Mendoj se këtë e bëjnë të gjithë, pa marrë parasysh atë se për kë bëhet fjalë. Natyrisht se edhe unë e bëj këtë. Mendoj se është e shëndetshme të mendoni dhe të mësoni diçka për veten dhe për atë se kush jeni në thellësi të shpirtit, që ta hulumtoni veten dhe të sfidoni”, ka deklaruar ajo. Për miken e saj Cara ajo ka thënë se është e jashtëzakonshme dhe shumë e hapur. “Cara është shumë argëtuese dhe një aventuriere e madhe”, ka përfunduar Selena.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here