Justin Bieber zakonisht kërkon ndihmë nga e dashura e tij, Selena Gomez, sa i përket stilit të veshjes dhe ai është i përkushtuar që të mbledhë sa më shumë veshje të disenjatorëve më të njohur të modës.

Krijuesi i hitit “Baby” kurrë nuk ka pëlqyer brendet e mëdha të modës dhe zakonisht vishej thjesht, megjithëse Selena po tenton t’ia ndryshojë këtë bindje të dashurit të saj.

“Ajo gjithmonë vishet nga brendet më të mëdha të modës. Unë kur u takova me të isha i thjesht, me veshje të rrugës. Por, tani kam filluar t’i përkushtohem më shumë modës se sa një vit më parë”, ka theksuar Bieber.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here