Selena Gomez e mrekullueshmeViti i ri ka nisur mjaft mirë për Selena Gomez, e cila duket e mrekullueshme. 23-vjeçarja ka postuar një foto në faqen e saj në Instagram, foto e shkrepur një ditë pas natës së ndërrimit të viteve.

Në foto këngëtarja bukuroshe pozon me katër shoqe të saj, në një vend tropikal, e veshur me bikini ngjyrë blu.

“Kam lënë mënjanën telefonin! Jam shumë mirënjohëse njerëzve që kam takuar këtë vit, por më e rëndësishme njerëzit që kanë qënë gjithmonë në krah meje në të mirë dhe në të keqe. Këta mund të jeni ju. Faleminderit për një tjetër vit. Ju dua!”, shkruan Selena në diçiturën e fotos së postuar.

Vitin e kaluar, 2015, Gomez e nisi beqare, pasi i kishte dhënë fund lidhjes së saj me Justin Bieber, disa muaj pasi ndaheshin e bashkoheshin që prej 2011. Në dhjetor, shkruan E!Online, Selena ka kaluar disa kohë me këngëtarin e One Direction Niall Horan, duke përhapur zërat për një romancë mes tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here