Pesë ditë më parë, Selena Gomez, shkroi në profilin e saj në “Instagram” se do të martohet me aktorin e famshëm, Bill Murray, dhe u duk se askush nuk e mori seriozisht.

Këngëtarja e aktorja u shfaq elegante në Kanë, gjatë premierës së filmit “The Dead don’t Die” (Të vdekurit nuk vdesin), ku luan krah aktorit 68-vjeçar.

Teksa postoi disa fotografi nga ky event, Selena shkruan bashkëngjitur tyre: “Jam e nderuar që isha pjesë e këtij filmi me Jim-in dhe gjithë kastin. Gjithashtu, unë dhe Bill Murray do të martohemi”.

Shumë ndjekës të saj e morën si një shaka, por një fotografi e shkrepur në tapetin e kuq, ku Bill Murray shikohet shumë pranë Selenës, po ngjall dyshime se s’është e thënë të mos jetë e vërtetë.

“Ajo është e jashtëzakonshme. Është e dashur dhe e natyrshme. Jam gjithmonë i lumtur kur njoh një ikonë pop-i që më pëlqen vërtet”, shprehet 68-vjeçari për Selenën, duke i shtuar më shumë dyshimet.

Ndërkohë shumë kanë pyetur se çfarë i pëshpëriti në vesh këngëtares. Për këtë, Bill Murray rrëfeu për “Esquire” se ishte një shenjë kujdesi për të.

“Nuk e mbaj mend çfarë i thashë. Po përpiqesha ta qetësoja. Ajo më pëlqen shumë”, ka sqaruar aktori i famshëm.


PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here