Selena Gomez dhe Niall Horan argëtohen në Santa MonicaSelena Gomez dhe Niall Horan po shijojnë romancën e tyre.Çifti kanë kaluar një natë së bashku në Santa Monica Pier afër Los Anxhelesit, duke u argëtuar edhe me disa miq të tyre. Ndërsa një ditë më parë mediat shkruan se çifti ishte puthur teksa festonin ditëlindjen e një mikeshës së tyre Jenna Dewan.

Niall, pjesëtar i grupit One Direction, postoi edhe një video në profilin e tij në Instagram teksa argëtohej me Selenën në disa lojra. Çifti nuk ishte vetëm, bashkë me ta ishin edhe disa shokë të tyre.
Thashethemet për romancën mes tyre nisën të shtoheshin pasi 22-vjeçari Horan dhe 23-vjeçarja Gomez pas performancës në Jingle Ball 2015.

Gomez konfrimoi se ishte në një lidhje të re pas ndarjes nga Justin Bieber, por nuk përmendi asnjë emër.
Në një intervistë për “Instyle UK” duke folur për vështirësisë në jetën e saj personale, ajo zbuloi se kishte dalë me ish-pjesëtarin e grupit One Direction, Zayn Malik. Por, së fundi është zbuluar se ai ka nisur të shoqërohet me mikeshën e Gomez, Gigi Hadid.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here