Selena Gomez, është detyruar të anulojë dy koncerte të radhës në Delaware dhe Ohio për shkak të dëmtimit të tejzave të zërit.

Këngëtarja e humbi zërin e saj të hënën, ndërsa është dashur të përdorë teknologjinë e fundit për të marrë pjesë në emisionin e George Lopez, “Lopez Tonight”.

Tinejxherja refuzoi të anulojë paraqitjen e saj në emision dhe ka kërkuar që Lopez t’ia parashtrojë pyetjet parakohe, në mënyrë që aparati robotik i zërit, DynaVox, t’i japë në mënyrë të programuar përgjigjet.

Aparati i lartpërmendur i DynaVox i përdorur nga Gomez do t’i dhurohet një spitali të fëmijëve në Los Angeles.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here