Selena Gomez : Aktrimi më dha një perspektivë të reAktorja dhe këngëtarja Selena Gomez është shprehur se profesioni i saj prej aktoreje të zbulojë vetveten.

Gomez është bërë e njohur në moshë shumë të re dhe për këtë është e lumtur pasi sipas saj fama që mori në vitet e hershme e bënë atë femrën që është tani.

“Aktrimi më dha një perspektivë të re dhe më zhvilloi personalitetin”, ka thënë ajo për revistën gjermane “Jolie”.

23 vjeçarja është shprehur e lumtur se jeton në Hollywood e jo më në Texas.

Gomez është bërë e famshme dhe ka filluar karrierën e saj të bujshme derisa ishte pjesë e programit për fëmijë “Barney and Friends” për të vazhduar më pas me “Spring Breakers” dhe “Rudderless”, transmeton Klan Kosova.

Më pas, ajo filloi karrierën e saj në muzikë duke u bërë edhe shumë e kërkuar në tregun muzikor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here