Seldin dhe Sinanin i bashkon akoma diçka!Për një periudhë jo të shkurtër kohe, emrat e Seldit dhe Sinanit përmendeshin gjithnjë bashkë, falë bashkëpunimeve të tyre të suksesshme që nxitën edhe shumë thashetheme në media.Mirëpo me kalimin e viteve rrugët e dy këngëtarëve u ndanë e secili ndoqi karrierën më vete.

Ndryshime të rëndësishme pati edhe në jetën private të këngëtarit të suksesshëm të muzikës popullore e të ish-konkurrentit të “Big Brother”.

Seldi jetoi një fejesë disavjeçare me bionden bukuroshe nga Kosova Dafina Zeka, me të cilën u nda para ca kohësh. Nga ana tjetër Sinani gjeti dashurinë e jetës e u martua në një dasmë madhështore me Andrrën bukuroshe.

Ata sot janë prindër të një djali. Teksa shoqëria e Sinanit dhe Seldit nuk është më ajo e dikurshmja, ndryshe ndodh me partneret.

Ndoshta ndikuar edhe nga fakti që gjatë kohës kur ishte me Seldin ishte e ftuar në dasmën e Sinanit, Dafina ka një afeksion ndaj tyre. Siç shihet në këtë pozë të Andrrës në Instagram, një nga njerëzit e shumtë që e pëlqejnë atë është pikërisht ish-e fejuara e Seldit. Dafina Zeka i bën “like” fotos ku bashkëshortja e Sinan Hoxhës përqafon djalin e tyre Ansin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here