Seldi, i njohur edhe si një nga pjesëmarrësit e BB në të kaluarën, si dhe për pjesëmarrje në “Dancing with the stars” me jo aq sukses, në karrierën muzikore po arrin më shumë, veçmas pas kthimit në koncerte me Sinan Hoxhën.

Destinacion i tyre më shumë është Evropa, vendet ku jetojnë shqiptarët. Herën e fundit ishin së bashku në Suedi, ku performuan para një publiku të zjarrtë.

Dhe, derisa Sinani ishte kthyer përsëri në Shqipëri, Seldi ka vazhduar argëtimin në Suedi, por në shoqëri të së fejuarës së tij, Dafina Zekës.

Edhe pse nëpër shumë intervista kohëve të fundit nuk përmend aspak të fejuarën e tij Dafinën, Panorama plus shkruan se ka zbuluar edhe fotot e fundit në të cilat Seldi shfaqet krah Dafinës nëpër sebepe familjare të së fejuarës atje, siç është rasti në ditëlindjen e një mbese të Dafinës. Nga imazhet që janë siguruar, vërehet se Seldi shoqëron të fejuarën te familja e saj kur ka ndonjë festë familjare. E meqë ai nuk e përmend aspak të dashurën e tij, ne ju tregojmë që Seldi është ende në lidhje me vajzën e gazetarit të njohur Milaim Zeka, edhe pse nuk e ka pohuar asnjëherë që nga fillimi kur u publikuan fotot e para të çiftit, të cilat ishin bërë po ashtu në Suedi.

Shteti skandinav ngelet një nga më të preferuarit për Seldin, dhe mund të ndodhë që në të ardhmen ai të vazhdojë të jetojë atje, pasi tashmë në familjen e Dafinës të gjithë e shohin si dhëndër të ardhshëm. Mundohet të jetë aq i fshehtë për jetën private, saqë asnjë fjalë nuk e ka folur deri më tani për Dafinën. Madje, as kjo e fundit nuk është prononcuar fare, me gjithë tentativat e shumta që kemi bërë, shkruan Panorama, dhe përfundon: “Më e rëndësishmja është që lajmi mbi çiftin asnjëherë nuk na ka ikur”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here