Atraktiv dhe plot humor. Ky është karakteri i personazhit tonë, i cili ka qenë i ftuar në programin e natës ‘Top Vip” në Top Kosova Radio. Seldi Qalliu.

Përgjigje diplomatike, por edhe interesante jep këngëtari në këtë intervistë të quajtur ‘Mix-Max”, ku secila pyetje ka nisur me kryepyetjen se “Seldi do t’i thoshe gjithmonë vetes këndo dhe nëse”….Por, a do ta linte ndonjëherë muzikën këngëtari dhe për cilën arsye? Ndiqeni dhe lexojeni me vëmendje rrëfimin e tij.

“Kosova Sot”: Sinani nuk bashkëpunon më me ty?

Seldi: Absolutisht po!

“Kosova Sot”: Edhe nëse nusja do të thotë jo?

Seldi: Po nuk e marr unë një nuse që do të thotë jo. Do të kem një nuse që do të më kuptojë kur të vendos të martohem.

“Kosova Sot”: Edhe nëse prindërit do të thonë boll këndove?

Seldi: Do t’ua këndoja një këngë të bukur kështu privatisht, që do t’i bëja për vete.

“Kosova Sot”: Edhe nëse mediet nuk shkruajnë dhe nuk flasin më për karrierën tënde?

Seldi: Do të kisha bërë një këngë që të gjitha mediet nuk do të rrinin dot pa shkruar e folur.

“Kosova Sot”: Edhe nëse fëmijët e tu do të thoshin: “O ba nuk po të shkon”?

Seldi: Do t’i thosha rri të keqen babi, se je i vogël për këto punë. Kur të rritesh do t’i thosha….

“Kosova Sot”: Edhe nëse do të këndonte një këngëtar që do të ishte “sozi” si ti dhe shpeshherë do të ngatërronin me atë?

Seldi: Mund të jetë një “sozi”, që më përngjan, por jo një “sozi” me atë që unë i ofroj publikut, sepse shpirti ndryshon, e publiku e do shpirtin e jo pamjen. Pasi unë do të di gjithmonë se çfarë do t’i jap publikut.

“Kosova Sot”: Edhe nëse asnjë nga femrat këngëtare nuk do të bashkëpunonte kurrë me ty?

Seldi: Nëse nuk do të bashkëpunonin me mua, do të bashkëpunoja unë me to. (qesh shumë).

“Kosova Sot”: Edhe nëse mjekët do të thoshin se nuk bën më?

Seldi: Po ia rregulloj shëndetin vetës sime, dhe do t’i thosha se ku është problemi, a mos ke ndonjë gjë me mua personale?

“Kosova Sot”: Edhe nëse nuk ke asnjë fitim nga kjo punë?

Seldi: Unë nuk e kam nisur kurrë si fitim këtë punë, unë këndoj se e ndjej.

“Kosova Sot”: Edhe nëse beson se bota përmbyset në 2012?

Seldi: Do të vazhdoja, dhe do të isha me familjen duke kënduar vetëm një këngë “Kuq e zi”. Të vdesësh patriot i bie, –ndërhyn moderatori, -Kështu është pohon Seldi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here