U bënë disa muaj që këngëtari Seldi Qalliu është diskutuar për një fejesë të mundshme.

Gazeta të shumta dhe portale të ndryshme në internet kanë shkruar se ai është fejuar me një vajzë kosovare që quhet Dafina dhe nuk është pjesë e botës së showbiz- it.

Vetë Seldi nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë lajm, dhe në raste të ndryshme edhe e ka mohuar fejesën.

Mirëpo shpesh janë publikuar foto të tij përkrah vajzës bukuroshe, të cilat lënë të dyshohet se midis dy të rinjve ka diçka. Ne e kemi pyetur Seldin lidhur me këtë duke kërkuar nga ai një sqarim të kësaj historie. “Nuk jam i fejuar dhe dua që ta kuptojnë njëherë e mirë të gjithë. As që kam ndërmend të fejohem. Jam shumë i ri që të mendoj për këto gjëra. Dua të përqendrohem tërësisht tek karriera ime si këngëtar dhe të punoj sa më shumë.

Më ka bezdisur ky thashethemi i fejesës, sepse nuk më pëlqen që për mua të shkruhen gjëra të pavërteta. Këtu po të të shohin me një femër afër direkt të nxjerrin namin që e ke të fejuar ose të dashur. Ndonjëherë do na përflasin edhe për ndonjë kushërirë. Unë nuk jam 14- vjeç dhëndër… Jam i ri dhe fejesën e shoh shumë larg, nuk e mendoj fare.

Për momentin jam duke punuar për këngët e reja, të cilat me siguri do të jenë “super hite”, tregon ai për “Bluetooth”. Së fundmi këngëtari simpatik është në tregun muzikor me një bashkëpunim, i cili po rezulton i suksesshëm. E kemi fjalën për këngën “Pare Pare” me Mimoza Shkodrën. Ndërkaq, nuk do të vonojë edhe bashkëpunimi i radhës me Sinan Hoxhën, lajm i konfirmuar nga vetë ky i fundit. Bluetooth

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here