Megjithëse dikur miq dhe bashkëpunëtorë, tani janë bërë konkurrentë të fortë të turbo folkut.Seldi Qalliu konkurron ish-bashkëpunëtorin e tij Sinan Hoxha, në territorin e këtij të fundit, që është pikërisht muzika turbo folk.

Pak ditë më parë, Seldi ka publikuar duetin me këngëtaren nga Kosova, Mimoza Shkodra., që është e njohur për publikun me këngët e saj, të cilat i përkasin rrymës muzikore turbo folk.

Seldi, i cili hyri në tregun muzikor si këngëtar i zhanrit pop, tashmë më shumë se kurrë është bërë përfaqësues i muzikës turbo folk, sidomos në saje të bashkëpunimeve të njëpasnjëshme me Sinan Hoxhën, me këngë si: “Adrenalina”, “Biondina” apo “Kuq e zi”.

Çfarë duket qartë është ndryshimi prej 180 shkallësh i muzikës që performon Seldi Qalliu, që mesa duket pasi studioi tregun, kuptoi që kjo rrymë është shumë e preferuar, vlerësojnë mediat shqiptare.
Siç dihet, Sinan Hoxha është një ndër këngëtarët më të paguar të muzikës turbo folk në Shqipëri. Nuk është çudi që shumat marramendëse me të cilat paguhet për një koncert Sinani, ta kenë bindur Seldin të shndërrohet në lëvrues të kësaj rryme.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here