Nuk janë të pakta koncertet në Kosovë, në të cilat këngëtari nga Maqedonia Selami Kolonja është prezent. Ai në natën e së hënës, performoi në gala koncertin live kushtuar Jusuf Gërvallës të mbajtur në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, të cilën e shfaqi RTK-ja.

Në këtë koncert ai u paraqit me këngën e Jusufit të titulluar “Kënga e bilbilit” me një interpretim të jugut të Shqipërisë. Në mesin e shumë këngëtarëve kosovarë, Selamiu ishte i vetmi nga Maqedonia dhe i vetmi të cilin publiku e ktheu për të dytën herë në skenë.

“Kalova jashtëzakonisht mirë në koncertin kushtuar Jusuf gërvallës, jam ndier shumë i privilegjuar me duartrokitjet e publikut kosovar. Sa herë që vi këtu ndjehem mirë”, ka thënë ai për “Zëri”. Selamiu tani është i angazhuar edhe me disa projekte të reja muzikore, me të cilat do të paraqitet gjatë këtij viti.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here