Selami-219x300Pakënaqësinë për vlerësimin e jurisë e ka shprehur dhe Selami Kolonja, i cili merr pjesë në këtë garë për herë të gjashtë. Nuk kam dashur as të jem i tepërt, por as t’i mungoj kësaj feste që ndodh për çdo vit për 51 me radhë. Kam ardhur atëherë kur ka pasur për të dhënë diçka ose për të sjellë një mesazh te dëgjuesi. Lasgush Poradeci thoshte: “E keqja poezisë sonë i vjen nga profesorët e akademikët. Ndërsa unë do e vazhdoj, se e keqja kësaj feste i vjen nga doktorët e shkencave, që nuk kanë haber pse dhe çka duhet vlerësuar”. E si mund të futen njerëz të tillë e jo kompetentë për vite e dekada të tëra në atë ngjarje kulturore?! Nëse dikush do vlerësonte mendimin tim si jo profesional dhe egoist, vetëm le të kthejnë filmin në retrospektivë dhe le të shohin se për vite të tëra kësaj skene i mungojnë emrat, ata njerëz që s’ngjiten në skenë se këta doktorët, aktorët, modelët, interesaxhinjtë do i ndërshkojnë me 0 pikë ashtu siç më ndodhi dhe mua dy vite më parë dhe tani. Unë kur sjell këngën time në atë festival, e sjell për audiencë milionash”, ka theksuar ai.

Burimi: http://www.panorama.com.al

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here