Modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli tregon gjithnjë se fiziku i saj është një ndër më perfektët. Kështu ajo ka treguar edhe në disa foto, që i ka lansuar në facebook.

Fotomodelja shqiptare, Vildane Zeneli po tregon gjithnjë e më shumë se pse është njëra prej fytyrave më të kërkuara në SHBA për të bërë marketing.

Ajo ka publikuar një foto në të cilën shfaqet e shtrirë në krevat e veshur vetëm me të brendshme provokuese.

Pak kohë më parë, modelja kishte publikuar një status në të cilin shprehej se nuk ishte lesbike dhe theksonte indinjatën e saj për mediat që e kishin publikuar këtë lajm.

Ndërkaq, në këtë rast mund të arsyetohet edhe Vildanja pasi që ditë më parë Dr. Dre dizajnoi për të një palë kufje me flamur të Kosovës.

Reperi i njohur amerikan Dr. Dre, i famshëm edhe për markën e tij të produkteve audiovizive “Beats by Dre”, së fundmi ka dizajnuar një palë kufje me flamurin e Kosovës, dhuratë për modelen shqiptare Vildane Zeneli.

Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë Vildanja në Twitter, ku ka publikuar fotografinë e kufjeve.

“Ata kanë vendosur ngjyrat e flamurit të shtetit tim dhe aty shkruan Kosova”, ka shkruar Vildanja. Ajo është shprehur mjaft e lumtur për këtë dhuratë, sipas saj, më e mira që mund ta ketë marrë ndonjëherë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here