Gazetat njujorkeze raportojnë se sekserët e apartamenteve luksoze në këtë qytet po përdorin çdo metodë për të shitur shtëpi.

“Ndërsa ‘pornoja në shtëpi’ është një term në filmat porno, disa sekserë të pacipë po i japin një kuptim krejt të ri këtij termi,” shkruan ‘New York Observer’.

Sipas gazetës, Angela Martini, që përfaqësoi Shqipërinë në Miss Universe dhe doli e gjashta, ka realizuar një set fotosh reklamë për linjën e saj të bikinit, në një apartament që është në shitje. “Apartamenti mund të bëhet i juaji për 17.995 milion dollarë. Kjo shifër nuk përfshin brenda zonjushën Martini, por ju me shumë gjasë mund të blini sa të doni nga bikinit e saj,” shkruan Observer.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here