Fadil Berisha është padyshim fotografi shqiptar më i njohur në botë.

Shumë vajza, të cilat sot janë në majat e suksesit, mes tyre edhe Anxhela Martini,i janë mirënjohëse atij për ndihmën dhe forcën që u ka dhënë për t’ia dalë mbanë.

Ai ka vite që merret me këtë punë dhe gjithmonë ka dashur të mos jetë vetëm ai në atë pjesë të botës së modës, por të sjell edhe shqiptarët aty.

Duke folur për mediat shqiptare lidhur me këtë, ai ka thënë: “Ka qenë një bashkëpunim i mrekullueshëm. Në fillim ka qenë më e vështirë, por tani këto vajza kanë sukses në gjithë botën.”

Berisha, ka zbuluar edhe sekretin e tij të vetëm, që i bën fotografitë e tij të suksesshme:
“Shpirti. Ky është sekreti im”.

Ai ka rrëfyer se në çdo fotografi i pëlqen shpirti i njeriut dhe tenton të nxjerrë më të bukurën që një person ka brenda dhe kjo i ka ndihmuar gjithmonë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here