Aktori Sean Penn është në bisedime për të qenë pjesë e komedisë së Ben Stiller, “The Secret Life of Walter Mitty”.

Ribërja e filmit “Walter Mitty” po diskutohet me vite, ndërsa në garën për rolin e Danny Kaye nga filmi i vitit 1947 kanë qenë emra, si Jim Carrey, Mike Myers e Sacha Baron Cohen.

Xhirimin e filmit e ka konfirmuar në vitin e kaluar Stiller, i cili do të aktrojë dhe do ta bëjë regjinë, ndërsa aktorë të tjerë që do të luajnë janë Kristen Wiig, Adam Scott, Patton Oswalt dhe Shirley MacLaine.

Ndërkaq, sipas Deadline.com, Sean Penn pritet të luajë një rol të vogël.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here