Tregimi rreth divorcit të supermedoles Heidi Klum dhe këngëtarit Seal është në rrugë për t’u shndërruar në një tjetër ‘telenovelë’.

Tabloidet kanë nxjerrë disa detaje të reja, sipas të cilave, ndarja po ndodh si pasojë e tradhtisë që ka bërë këngëtari.

Njoftimi rreth shkurorëzimit të çiftit erdhi si befasi, pasi që ata gjithmonë ishin shfaqur publikisht si të lumtur, dhe nuk kishte pasur spekulime rreth problemeve në martesën e tyre.

Por, tash vijnë informatat se Seal e ka tradhtuar Heidin me dadon që është kujdesur për fëmijët e tyre.

Po ashtu, thuhet se këngëtari gjatë këtij viti ka jetuar në llogari të gruas, e cila ka fituar shumë me manekinizëm.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here