Së shpejti me një koncert në KosovëPas bashkëpunimit të saj të fundit me emrat e njohur të skenës muzikore, Enkelejda Arifi ka vazhduar punën rreth realizmit të projekteve të reja, të cilat thotë se shumë shpejtë do t’i sjellë para publikut. Ndërsa për dallim nga këngët e shumta të saj, të cilat shoqërojnë vuajtjen e popullit çam, ajo do të sjellë një këngë të hareshme.

“Sapo kam mbaruar një këngë të re, ku jam duke i punuar edhe vidoklipin e saj, dhe shumë shpejt do ta paraqes para publikut. Është një këngë e hareshme e cila i përshtatet stinës të verës. Përveç realizimit të këngëve të reja, unë jam duke u përgatitur edhe për festivalin e këngëve popullore qytetare i cili do të mbahet në qytetin e Tiranës”, tregon këngëtarja, ndërsa bënë me dije se këtë kohë do t’i qëndrojë më larg dueteve, të cilat sipas saj kanë qenë të shumta.

Unë vet jam Çamëria

“Më duket se kam bërë mjaftë duete, trio etj. Kësaj radhe kam vendosur që këtë verë t’ia kushtoj vetës sime. Do të këndojë më shumë solo, sepse për ndonjë bashkëpunim ende nuk kam vendosur asgjë”.

E fokusuar tek këngët çame të cilat në njëfarë mënyre sjellin gjithçka që përfaqëson pjesën e shqiptarëve atje, këngëtarja nga Çamëria thotë se këto këngë vijnë bashkë me inspirimin nga ajo pjesë. E obligimi për t’i kënduar njerëzve të saj, për të është i pashmangshëm. “Me Çamërinë kemi shumë gjëra të përbashkëta. Faktikisht nëse flasim, unë vetë jam Çamëria. Unë kam prejardhje çame. Jam e lindur nga prindër çam, jam edukuar në frymën e atillë, dhe çdo gjë brenda meje është Çamëri. Andaj është edhe obligim i imi të këndojë këto këngë”.

Edhe pse nuk ka askënd që e pret atje, dëshira e madhe e këngëtares mbetet që të shkojë e të vizitojë Çamërinë, vendlindjen e prindërve të saj. Dëshira dhe përpjekja nuk ka munguar asnjëherë për këngëtaren, pasi që shumë herë ka tentuar që të udhëtojë drejt tokave çame edhe nëpërmjet koncerteve, por një gjë e tillë sipas saj, fatkeqësisht nuk ishte realizuar për të.

“Unë nuk kam arritur që të vizitojë Çamërinë. Kam tentuar shumë herë, dhe jam përpjekur që të shkoj edhe nëpërmjet koncerteve, por nuk ka qenë e mundur. Megjithatë nuk kam hequr dorë, dhe do vazhdoj që të bëjë përpjekje për të shkuar atje, dhe shumë shpejt mendoj që ta realizoj këtë ëndërr timen”, thotë këngëtarja.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here