Ylli holivudian Tom Cruise ka mohuar raportimet e mediave që gjoja zyrtarët e Kishës së Scientologjisë kanë organizuar një audicion për t’ia gjetur bashkëshorten e ardhshme, raportojnë mediat.”Gënjeshtrat në forma të ndryshme ende vazhdojnë të jenë gënjeshtra të thëna për t’i shitur gazetat”, tha përfaqësuesi i Cruiset për të përditshmen britanike “Daily Mail”.

Revista “Vanity Fair”, ka botuar së fundmi një artikull, i cili thuhet se scientologët kanë organizuar një “audicion” në mënyrë që aktorit 50-vjeçar t’ia gjejnë bashkëshorten e duhur. Dhjetëra femra kanë kaluar nëpër prova e testime tepër të vrazhda për të konstatuar nëse ato paraqesin një kërcënim ndaj kishës apo anëtarit të tyre më të famshëm.

Audicioni është organizuar para se Cruise të martohej me tashmë ish-bashkëshorten, Katie Holmes.

Ylli i filmit “Jack and Jill” me sa duket nuk ishte zgjedhja e parë e scientologëve. Kisha në fjalë ka dashur që aktori i filmit serik “Misioni i Pamundur” të martohet me aktoren e re Nazanin Boniadi, e cila ka qenë anëtare e sektit, por që shumë shpejt u eliminua si kandidate, për shkak se ajo nuk ka treguar respekt për liderët  scientologë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here