Prindërit e Arnold Schwarzenegger kishin frikë se djali i tyre mund të ishte homoseksual pasi në adoleshencë adhuronte meshkujt që merreshin me body-building. 

Nëna e tij, Aurelia, lajmëroi një doktor për të kontrolluar djalin e saj sepse nuk i dukeshin normale posterat në dhomën e tij që tregonin burra muskulozë të lyer me vaj dhe me mbathje shumë të vogla.

Schwarzenegger tregon: “Mbaj mend mamanë që mori doktorin në telefon duke i thënë se shokët e mi vinin në mure postera femrash, ndërsa unë e kisha mbushur dhomën me meshkuj gati nudo.”

Ndërsa përsa i përket babait, protagonisti i filmit ‘Terminator’, kujton: “Ai donte që të merresha me diçka më të dobishme. Pse nuk bën një punë të dobishme në vend që të merresh me stërvitje të pavlerë, më thonte.”

Por, stërvitja nuk ishte dhe aq e pavlerë sepse 65-vjeçari ka fituar 4 herë titullin Mister Universi dhe kjo famë i hapi rrugën e kinematografisë.

Arnold Schwarzenegger ka luajtur në dhjetëra filma aksion në vitet ’80-’90 para se të bëhej guvernatori i Kalifornisë.

Pas politikës, Schwarzenegger i është rikthyer sërish kinemasë. Ai do të interpretojë në filmin ‘Expendables 2’ dhe vitin e ardhshëm do të jetë protagonist kryesor në filmin ‘The Last Stand’.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here