Pasi ka qenë një kulturist, një robot-vrasës dhe guvernator Arnold Schwarzenegger, 63 vjeç, është i gatshëm për etapën e tij të radhës në karrierë. Do të jetë një super-hero i animuar, “The Governator”, protagonist i një seriali televiziv dhe i një filmi të animuar që do të dalë në 2012.

Ideatori i kësaj është Stan Lee, fondator i Marvel Comics dhe krijues i shumë veprave, ku mund të përmendim Spider Man dhe Thor.

“Do të përdorim të gjithë elementët e jetës së Arnold: bashkëshorten e tij (Maria Shriver), fëmijët dhe faktin se ai ka qenë guvernator”, – shpjegon Lee.

Schwarzy është shprehur tepër entuziast për këtë ide: “Kur isha i përfshirë në fushatën zgjedhore të 2003, të gjithë flisnin për “Guvernatorin”. Ky film i animuar përmbledh gjithçka, që nga politika e bodybuilding e deri tek Terminator dhe True Lies. /Noa

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here