Schwarzenegger  mandati i të cilit si guvernator i Kalifornisë do të përfundojë në janar të vitit të ardhshëm – ka pranuar se po shqyrton mundësitë për vitin e ardhshëm dhe kthimi në ditët si yll i aksionit mund të jetë një mundësi.

“Kjo mund të ndodh, pasi ndryshimi i klimës luftuese mund të jetë gjëja kryesore”, tha Arnold, i cili luajti në filmin “The Expendables” të Sylvester Stallones më herët gjatë këtij viti.

“Kjo mund të jetë gjithashtu një prej pesë gjërave që do të dëshiroja t’i bëja. Mund të jetë edhe shoubiznesi. Kjo në përgjithësi mund të jetë biznes.

Aktori i “Terminator” ka pasur karrierë të suksesshme në filma, politikë dhe bodibilding dhe mendon se ka lulëzuar në çdonjërën prej këtyre fushave, pasi e di se ku qëndron forca e tij.

“Gjatë gjithë jetës sime kam qenë shumë ambicioz, por kam qenë mjaft i mençur për të parë gjithnjë se cili është talenti im, çka mund t’i ofrojë botës? Pastaj ju vazhdoni me këtë”, tha ai.

Së bashku me kthimin e mundshëm në aktrim, Arnoldi, aktualisht ka lansuar luftën botërore për ndryshimet klimatike dhe ka pranuar se edhe pse është e vështirë rritja e interesimit të njerëzve për çështje mjedisore, ai ka një plan.

“Njerëzit janë mërzitur dhe kanë rënë në dashuri me sloganet e tyre dhe me agjendat e tyre të vogla. Duhet ta bëni këtë seksi që të jetë pjesë e kësaj lëvizje”, tha ai.

“Mendoj se kam talentin e të folurit të gjuhës në atë mënyrë që bota ta kuptojë atë në vend që ta komplikojë atë”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here