Dy yjet e Hollywoodit, aktorët Arnold Schwarzenegger dhe Sylvester Stallone, të cilët janë pranë pensionimit, të paktën sa u përket filmave aksion, u takuan në spital ku të dy qëndruan për shërimin e plagëve të lehta të marra gjatë xhirimit të skenave të aksionit.

Edhe pse 65-vjeçari Stallone dhe 64-vjeçari Schwarzenegger për skenat aksion do të duhet të gjenin kaskaderët, megjithatë ata po xhirojnë vetë, dhe nuk është për t’u habitur se pse ata pas xhirimeve po përfundojnë në spital për sanimin e plagëve të lehta.

Kësaj radhe dy aktorët legjendarë janë gjetur pranë njëri-tjetrit dhe me këtë rast janë fotografuar.

“Pas gjithë aksionit, skenës dhe lodhjeve psikike të xhirimeve të “The Expendables 2” dhe “The Last Stand” ishte koha për ca riparime të vogla në shpatullën time. Shikoni se kush ka qenë duke pritur për riparime. Ne jemi tani të gatshëm për një raund tjetër,” ka shkruar Arnold në rrjetin social “Whosay”dhe ka publikuar një fotografi.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here