ScherzingerDuket se pop këngëtarja Nicole Scherzinger duhet të marrë një vendim të vështirë, pasi besohet se i dashuri i saj e ka këshilluar që të heqë dorë nga spektakli “X Factor”.

Krijuesja e hitit “Don’t Cha” me gjitha gjasat nuk do të rikthehet në panelin e spektaklit “X Factor”, pasi piloti i Formula 1 mendon se angazhimet e shumta në atë spektakël do t’i pamundësojë dyshes të kalojnë më shumë kohë së bashku.

“Lewis e ka këshilluar Nicole që t’i thotë jo rikthimit në spektakël, pasi angazhimet e shumta do t’i pamundësojnë atyre të takohen më shpesh. Nëse Nicole vërtetë e dashuron pilotin anglez, atëherë ajo sigurisht se do t’i thotë jo spektaklit X Factor”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here