Nicole Scherzinger ka theksuar se ka mësuar të qetësohet, të ulë ritmin dhe mbi të gjitha të kërkojë më pak nga vetja.

Këngëtarja, dashura e pilotit të Formulës 1 Lewis Hamilton, ka vendosur të mos shkojë më edhe aq shpesh nëpër festa dhe nuk e kthen më shtëpinë e saj në një “klub nate”.

“Nuk ftoj shumë njerëz siç bëja më parë, festat që organizoj në shtëpi tashmë i kam më të qeta dhe më private”, u shpreh Scherzinger për revistën ‘Look’.
Gjithashtu ajo shton se nuk është më edhe aq strikte për paraqitjen e saj.

“Kam filluar të dal në publik me flokë të lëshuara dhe me shumë pak rregullim. Bëj edhe një “çmenduri” tjetër: ha pica duke parë filma. Kam mësuar të vlerësohem si femër dhe të mos jem shumë e ashpër me veten”, tha Scherzinger.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here